Presidenti përmes një postimi të tij në facebook ka reaguar në këtë 20 vjetor të sulmeve të NATO-s mbi Serbinë.
“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO
vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund genocidit e
spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës , e cila forcoi paqen e
stabilitetin në rajonin tonë.
Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për
këtë kontribut të jashtëzakonshëm.
Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e
vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë”, shkruan
Meta.