Presidenti Ilir Meta nuk pranon kërkesën e opozitës: Jo publikimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare

1419
Presidenti Ilir Meta u ktheu sot përgjigje negative deputetëve të PD e LSI të cilët i kërkuar deklasifikimin dhe zbardhjen e debateve në Këshillin e Sigurisë Kombëtare kur diskutohet çështja e hashashit. Sipas tij, kjo çështje eshte sekret dhe nuk mund të publikohet për të gjithë.
Pak ditë më parë, PD dhe LSI u bënë bashkë. Shtatë deputetë të opozitës i janë drejtuar më një letër presidentit të vendit Ilir Meta. Ata i kërkojnë mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë.
Në letrën drejtuar të parit të shtetit, deputetët kërkojnë mbledhjen e këtij këshilli më 11 nëntor dhe deklasifkimin e të dhënave për situatën e drogës në vend. Sipas tyre, në mbledhjen e vitit të shkuar u diskutua për këtë çështje, ndërkohë që sot ata i kërkojnë Metës që ato të dhëna të deklasifikohen dhe të bëhen publike.
Më poshtë gjeni letrën drejtuar Metës që është firmosur nga deputetët Ervin Salianji, Xhemal Gjunkshi, Flamur Noka, Luan Rama, Isuf Çelaj, Myslym Murrizi dhe Endrit Braimllari.


Sigal