Presidenti Ilir Meta në mesin e tre brezave arbëreshësh

528
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur miq të veçantë në Presidentë. Janë arbëreshët, që një pjesë e të cilëve ndodhen në Tiranë prej disa ditësh, dhe mëngjesin e sotëm janë pritur nga Kreu i Shtetit. Përmes fotove të postuara në rrjetin social facebook, Presidenti Meta e quajti takim mbreslënës, vëllazëror mes tre gjeneratave me arbëreshë.
”Përkujdesja e tyre për të ruajtur e përcjellë brez pas brezi, gjuhën e mrekullueshme shqipe, ritet, kulturën e traditat tona të spikatura dhe në veçanti për të lartësuar figurën e Skënderbeut, frymëzon çdo shqiptar”,-shkruan në mesazhin e tij, Presidenti Meta.
Nuk ka munguar as mirënjohja për punën e palodhur të shoqatës “Vorea” me qendër në Frascineto, ”që promovon vlerat tonat kombëtare e punon prej vitesh për ripërtëritjen dhe fuqizimin e marrëdhënieve të arbëreshëve të Italisë me Shqipërinë”,-shkruan më tej Kreu i Shtetit.
Sigal