Presidenti Ilir Meta: Mjershtri Besim Zekthi dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore vlersohet me “Nderi i Kombit”

451
Meta jep “Nderi i Kombit” për Ansamblin Popullor dhe Besim Zekthin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerësoi gjatë një ceremonie të zhvilluar në Teatrin Kombëtar, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” me rastin e 60-vjetorit të krijimit Ansamblin Popullor për kontributet e çmuara dhe interpretimet e shkëlqyera në më shumë se gjysmë shekulli, duke pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, të ndjeshëm dhe të patjetërsueshëm në zhvillimin artistik e kulturor në mbarë vendin. Për rolin e luajtur si ambasador i kulturës jashtë Shqipërisë, nëpërmjet përcjelljes së vlerave më të qenësishme të folklorit shqiptar e trashëgimisë sonë shpirtërore në të gjithë botën. Gjithashtu Presidenti i Republikës çmoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” kërcimtarin, dhe mjeshtrin e valles popullore shqiptare Besim Zekthi në vlerësim të kontributit shumëvjeçar si solist me nivel të lartë interpretativ dhe mjeshtëri të veçantë artistike të valleve shqiptare; për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin tek brezat e artistëve të rinj, si dhe për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore jashtë vendit. “Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore prej shumë kohësh është kthyer në një vatër të pashtershme, e cila, e frymëzuar nga gurra popullore, ka përpunuar dhe ekzekutuar me cilësi të larta artistike e muzikore motivet e këtij thesari të madh, që populli ynë e transmeton me besnikëri brez pas brezi”, u shpreh Meta.
Sigal