Presidenti Ilir Meta mesazh ngushëllimi Presidentit grek: Jemi me qytetarët e prekur dhe shtetin mik

635
Presidenti Ilir Meta i ka dërguar sot një letër ngushëllimi homologut të tij grek, Prokopis Pavlopuos, pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve masive në shtetin fqinj.
Meta shprehu ngushëllime të sinqerta për humbjen e jetëve, të zhdukurve, apo dhe të plagosurve. Mes të tjerash kreu i shtetit uroi që kjo situatë të kalohet sa më shpejt.
MESAZHI I METES
I nderuar Zoti President,
I tronditur dhe me trishtim të thellë kam ndjekur lajmet për viktimat, të zhdukurit, të lënduarit dhe dëmet e pallogaritshme materiale të shkaktuara nga moti i keq dhe përmbytjet që goditën rrethinat e Athinës.
Me shpresën që mos të ketë viktima të tjera në zonat e përmbytura, më lejoni që përmes Jush, t’i shpreh ngushëllimet më të ndjera e të sinqerta familjarëve e të dashurve të viktimave. Ju siguroj se, në këto momente të vështira e dëshpërimi, unë dhe populli shqiptar jemi me qytetarët e prekur nga përmbytjet, me Ju dhe popullin mik grek.
Uroj kapërcim sa më të shpejtë të kësaj emergjence natyrore dhe kthim sa më parë në normalitet të jetës së qytetarëve të Athinës dhe të Greqisë.


Sigal