Presidenti Ilir Meta: Liberalizimi i vizave për Kosovën është mesazh i qartë për perspektivën e saj evropiano-perëndimore

500
Sigal

Lajm i madh për Kosovën, Parlamenti Europian  voton pro heqjes së vizave

Parlamenti  Europian votoi dje  pro liberalizimit të vizave për Kosovën, duke shënuar një moment historic për vendin që para 10 vjetësh shpalli pavarësinë.  420 eurodeputetë kanë votuar pro, ndërsa kundër 186 kundër. Ndërkohë, që abstenime ishin 22. Pas këtij votimi, do të konfirmohet mandati për fillimin e bisedimeve me vendet anëtare të BE-së, në mënyrë që Kosovës t’i liberalizohen vizat. Bisedimet në emër të Parlamentit Evropian do t’i udhëheqë, Tanja Fajon, raportuese për vizat në Parlament. Votimi në Parlamentin Evropian ishte paraparë për muajt e ardhshëm, por sipas njoftimit të komitetit LIBE  “disa grupe parlamentare kanë kërkuar që votimi të ndodhë në sesionin e shtatorit”. Për liberalizimin e vizave është e domosdoshme që pajtimin ta japin edhe dy institucione kyçe të BE-së: Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Ministrave të brendshëm të vendeve anëtare. Kur raportuesja për vizat e merr mandatin për fillimin e bisedimeve me Këshillin e Bashkimit Evropian, procesi kalon në nivelin e grupeve punuese. Radio Evropa e Lirë raporton se takimi i parë i grupit punues do të mbahet më 17 shtator. Pasi të përafrohen bisedimet në kuadër të grupit punues, pastaj çështja kalon në nivel të ministrave të Brendshëm të Bashkimit Evropian, të cilët vendosin për këtë përmes votimit me një shumicë të kualifikuar. Komisioni Evropian më 18 korrik të këtij viti, vendosi se Kosova i ka përmbushur gjitha kriteret dhe i rekomandoi Bashkimi Evropian të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perendimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën e Shengenit.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta: “Shumë i gëzuar për këtë lajm të jashtëzakonshëm

Presidenti Ilir Meta është shprehur se përshëndet vendimin e Parlamentit Europian që i hapi dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta: “Shumë i gëzuar për këtë lajm të jashtëzakonshëm dhe arritje të madhe të popullit dhe të shtetit të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon!”, – shprehet  presidenti Meta.

Reagimi: Urime Kosovë! Përshëndes vendimin e Parlamentit Europian për t’i hapur dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën! Mesazh i qartë i perspektivës së saj europiane!

Shumë i gëzuar për këtë lajm të jashtëzakonshëm dhe arritje të madhe të popullit dhe të shtetit të Kosovës, që rritet dhe forcohet çdo ditë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon!

Presidenti Meta i jep lamtumirën ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu pak para largimit drejt Kirgistanit, ka takuar disa nga personazhet më të njohura të politikës shqiptare. Presidenti Meta u takua dje me ambasadorin amerikan Donald Lu, të cilin edhe e ka uruar për punën e re. “Kënaqësi të kaloja një drekë lamtumire me Ambasadorin e SHBA, z.Donald Lu me të cilin bashkëpunuam për mëse tre vitesh për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona. Me këtë rast e urova Ambasadorin për suksese në detyrën e re”, – shkruan Meta për  takimin e lamtumirës me Donald Lu.

Presidenti Meta pret në presidencë Tifozët Kuq e Zi: Janë frymëzimi i Kombëtares

Me rastin e 15 vjetorit të “Tifozëve Kuq e Zi” presidenti Ilir Meta i ka pritur në ambientet e presidencës anëtarët e këtij grupimi. Nëpërmjet një statusi në “Facebook” Meta shkruan se Tifozët Kuq e Zi” janë frymëzimi i Kombëtares tonë dhe padyshim “lojtari i 12” i saj. Meta ka përgëzuar “TKZ” për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kombëtares Shqiptare të Futbollit, sipas tij kanë lartësuar flamurin shqiptar në çdo stadium.

Ilir Meta:   “Tifozat Kuq e Zi” janë frymëzimi i Kombëtares tonë dhe padyshim “lojtari i 12” i saj. Me dashurinë e jashtëzakonshme për kombin, energjinë e pashtershme dhe qytetarinë e tyre, “Tifozat Kuq e Zi” e kanë lartësuar më së miri flamurin shqiptar në arenat sportive.

Motivim i jashtëzakonshëm për yjet e Kombëtares sonë dhe adrenalinë e paparë për zemrën e çdo shqiptari që rreh për ngjyrat kuq e zi.

Me rastin e 15-vjetorit të themelimit të këtij tifo-grupi, pata sot kënaqësinë të zhvilloja një takim të përzemërt me një përfaqësi të tyre, të cilët i falenderova për kontributin dhe i inkurajova të jenë përherë pranë Kombëtares në sfidat e rradhës.