Presidenti Ilir Meta inauguron pllakatin e emrit të Ismail Qemalit në rrugën të Bashkisë së Kamzës

417
Sigal

Bashkia e Kamzës, dje, në 100-vjetorin e vdekjes të Ismail Qemalit, emërtoi për nder të veprës dhe kontributit patriotik të Babit të Kombit një rrugë me emrin “Ismail Qemali”. Presidenti Meta e inauguroi pllakatën e rrugës me emrin e Ismail Qemalit, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu. Presidenti Meta u shpreh: “Me rastin e 100-vjetorit të kalimit në përjetësi të patriotit të madh, burrit të ndritur dhe themeluesit të shtetit të ri shqiptar, Ismail Qemali, u ndjeva sot jashtëzakonisht i lumtur të merrja pjesë në ceremoninë e vendosjes së emrit të tij në një prej rrugëve kryesore të Bashkisë Kamëz. Vepra e përjetshme e Ismail Qemalit në shërbim të çështjes shqiptare, forcimit të identitetit kombëtar dhe themelimit të shtetit modern, meriton të gjithë nderimin e respektin tonë të pakufishëm, si komb, shoqëri dhe institucione.”