Presidenti Ilir Meta i jep shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos

372
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatos, deklaroi dy ditë më parë në një intervistë për një televizion grek se pasardhësi i tij do të jetë shqiptar. 
“E imagjinoni ne të kishim një gjë të tillë, a do të pranonim për shumë vite dikë nga Bullgaria apo nga Serbia në krye të Kishës? Jo, unë e quaj tepër të logjikshme që pasardhësi do të jetë shqiptar. Ne nuk shkuam atje të krijojmë një koloni. Shkuam të krijojmë një Kishë Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, – tha Janullatos. 
Vetë pak ditë pas kësaj deklarate, sipas burimeve pranë Institucionit të Presidencës mësohet se Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vendosur t’i japë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos, i cili është në krye të Kishës Ortodokse të Shqipërisë prej 25 vitesh. Burimet bëjnë me dije se Presidenti Meta e ka firmosur tashmë dekretin.
Fortlumturi,
Kremtimi i festës së Lindjes së Krishtit, më jep gëzimin e madh t’ Ju uroj nga zemra, Juve dhe të gjithë besimtarëve ortodoksë shqiptarë Gëzuar Krishtlindjet! 
Uroj që kjo festë e bukur e Krishterimit, e cila mishëron njëkohësisht vlera hyjnore dhe njerëzore, të sjellë më shumë shpresë, lumturi e qetësi, dashuri e besim, harmoni e mirëkuptim dhe të forcojë më tej paqen në familje e në shoqëri, mes njerëzve e mes popujve, si kusht i domosdoshëm i begatisë së shoqërisë dhe përparimit të njerëzimit. 
Në këtëditëtë bekuar për besimtarët e krishterë dhe për të gjithë shqiptarët, vlerat e tyre të veçanta të besimit, trashëgimia e harmonisë dhe tolerancës së shkëlqyer ndër-fetare,na bëjnë më të vetëdijshëm e njëkohësisht krenarë për këtë pasuri shpirtërore e njerëzore dhe rëndësinë e dimensionin e saj të patjetërsueshëm e tëpazëvendësueshëm.
Kjo vlerë e pasuri shpirtërore unike, historike dhe kombëtare e popullit tonëështë trashëguar dhe është ruajtur, kultivuar e përcjellë brez pasbrezi falëmundit, sakrificës, përpjekjeve, përkujdesjes dhe ndjenjës së lartëtëpërgjegjësisë e detyrimit të besimit të fortë shpirtëror tëudhëheqësvetë besimeve fetare të shqiptarëve. 
Jam i lumtur të pohoj se Fortlumturia Juaji përketpikërisht këtyre udhëheqësve të nderuar të besimeve fetare të popullit shqiptar. 
Gjatë 25 viteve si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë, duke kontribuar me përkushtim nëringritjen e plotë kanonike dhe shpirtërore të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, në rimëkëmbjen dhe ngritjen e objekteve të besimit ortodoks,nëringjalljen, kultivimin dhe ruajtjen e traditës shumëshekullore të besimit ortodoks në Shqipëri dhe në ndërtimin e veprave në fushën e arsimit, shëndetësisë, mirëqenies sociale, zhvillimit rural, kulturës dhe mjedisit në Shqipëri, keni dëshmuar se udhëhiqeni nga besimi, dashuria, paqja, shpresa dhemësimet e veprat e shenjta të Zotit. 
______________________________
Fortlumturisë së Tij,
AnastasJannullatos
Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit 
dhe gjithë Shqipërisë
E kam ndjekur me vëmendje aktivitetin Tuaj të palodhur ndërkombëtar, vizitat në Vatikan dhe në vende të shumta të botës,duke i shërbyer jo vetëm njohjes ndërkombëtare të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, por veçanërisht përhapjes, përtej kufijve të Shqipërisë, të vlerave e pasurisë së harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare të popullit shqiptar. 
Përkushtimi Juaj shembullor shpirtëror dhe kontributi juaj gjatë këtyre viteve,është vlerësuar me të drejtë me titullin “Qytetar Nderi” i qytetit të Tiranës, Korçës dhe Durrësit dhe me urdhrin e lartë të Presidentit “Gjergj Kastriot Skënderbeu” për kontributin e vyer në ringjalljen e besimit shpirtëror dhe forcimin e mëtejshëm të harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndër-fetare të popullit shqiptar.
Çmoj e shpreh mirënjohje, veçanërisht për ndihmën Tuaj dhe të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisëndaj vëllezërve tanë nga Kosova, gjatë krizës së rëndë humanitare të vitit 1999. 
E vlerësoj lartkujdesin dhe vëmendjen që keni treguar për arsimimin dhe përgatitjen e brezit të ri të klerikëve shqiptarë dhe krijimin e qendrave rinore në qytete e fshatra të ndryshme, duke ruajtur kështu trashëgiminë e çmuar shqiptare të këtij besimi dhe identitetin e tij, larg influencave, tendencave dhe ndikimeve të huaja, të padobishme dhe të rrezikshme për bashkësinë shqiptare ortodokse dhe për vetë popullin shqiptar. 
Fortlumturia Juaj,
Në këtë ditë të bekuartë Krishtlindjeve, jam shumë i lumtur t’Ju bëj me dije se kam marrë vendimin, edhe në vijim të vullnetitTuaj “…për të vërtetuar lidhjen e pandashme me vendin që doni sinqerisht dhe i shërbeni me vetësakrifikim…”, t’ Ju jap shtetësinë shqiptare, nëpërmjet Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Nr. 10700, të datës 22 dhjetor 2017.
Duke shprehur bindjen time se ky veprim,jo vetëmpërmbush një detyriminstitucional, por është edhe shprehje e mirënjohjes ndaj Jush dhe aktivitetit e përkushtimit Tuaj shpirtëror në Shqipëri, Ju uroj sërish Juve, besimtarëveortodoksë, tëkrishterëe të gjithë shqiptarëve,të kalojnë Krishtlindje tëbukura, të gëzuara dhe të lumtura dhe lutjet e kësaj ditë të shenjtë të sjellin më shumë paqe, dashuri, harmoni e mirëkuptim jo vetëm mes nesh, por edhe mes të gjithë kombeve të botës.
Me respekt, 
Ilir Meta