Presidenti Ilir Meta i jep Dekoratën e lartë "Nënë Tereza" humanitares Sylviane Muselier

Presidenti Ilir Meta I ka dorëzuar sot në Marsejë Dekoratën "Nënë Tereza" Sylviane Muselier-it për kontributin e dhënë në spitalet e vendit tonë.

"Ishte jo vetëm një detyrim institucional por edhe një nder i veçantë t'i dorëzoja sot në Marsejë, Sylviane Muselier, një zonje të jashtëzakonshme Dekoratën e lartë "Nënë Tereza", për kontributin e pamatë që ka dhënë me ndihma humanitare e pajisje mjekësore për fëmijët, njerëzit në nevojë e spitalet e Shqipërisë.
Kjo zonjë me zemër të madhe është, edhe e rezistencës, edhe e paqes, edhe republikane, edhe mbretërore, në shpirt dhe në vepra. Ajo e ka kthyer shtëpinë e saj në Marsejë në një shtepi të shqiptarëve. Dashuria e saj për Shqipërinë buron nga dashuria e saj e pafund për Mbretëreshën Geraldinë, motrën e saj më të madhe. Nderimi i figurës së Geraldinës vazhdon ende të frymëzojë shumë njerëz në Evropë e botë për të ndihmuar Shqipërinë e shqiptarët."