Presidenti Ilir Meta i dërgon mesazh ngushëllimi kryeministrit të Kosovës: Hilmi Haradinaj ishte një burrë i traditës

577
Sigal

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka ngushëlluar Kryeministrin e Kosovës për ndarjen nga jeta të babait të Ramush Haradinajt. Përmes një mesazhi Meta e cilëson Hilmi Haradinajt patriotin e luftës çlirimtare të Kosovës. Mesazhi i ngushëllimit të presidentit Meta: Me hidhërim të madh mësova lajmin e ndarjes nga jeta të Hilmi Haradinajt, këtij patrioti të madh të luftës çlirimtare të Kosovës, babai i dy heronjve të UÇK-së, Luanit dhe Shkëlzenit që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, i cili shtëpinë e familjen e tij e ktheu në kështjellë të pamposhtur të qëndresës dhe luftës për liri kombëtare. Ai ishte një burrë i traditës, mikpritjes dhe atdhedashurisë. Kam pasur fatin e madh ta njoh nga afër dhe të ndjej mikpritjen bujare të këtij njeriu të madh. Ngushëllime të thella Familjes Haradinaj, të afërmve dhe miqve të tij të panumërt! Shpirti i tij u Prehtë në paqe!