Presidenti Ilir Meta i akordon ish kryeministrit të Italisë, Massimo D’Alema dekoratën e lartë “Nënë Tereza”

489
Sigal

Presidenti Ilir Meta i akordon ish-kryeministrit të Italisë, Massimo D’Alema dekoratën e lartë “Nënë Tereza”. Në ceremoninë e organizuar në Presidencë i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit e ka vlerësuan D’Alema, si një mik të çmuar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.

”D’Alema, një nga figurat kryesore të politikës italiane. Qeveria D’Alema, rol kryesor në aksionin historik të NATO për lirinë e Kosovës. Qeveria D’Alema mbajti barrën kryesore të operacionit humanitar të shqiptarëve të dëbuar nga Kosova. Mirënjohje të thellë D’Alemas për të gjithë mbështetjen ndaj Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve”,-u shpreh Presidenti Meta. Nga ana tjetër, Presidenti Meta është shprehur se shqipëria shpreson së shpejti të hapë negociatat e anëtarësit në BE.

Ish-kryeministri Massimo D’Alema, tha se Presidenti Ilir Meta është një mik i madh i Italisë dhe mik i tij personal, ndërsa shtoi se integrimi i plotë i Shqipërisë në BE, objektiv themelor i politikës së jashtme italiane.

”Falenderoj thellësisht për nderin e lartë Presidentin Ilir Meta. Integrimi i plotë i Shqipërisë në BE, objektiv themelor i politikës së jashtme italiane. Vlerësoj maksimalisht kontributet e Ilir Metës për demokratizimin e Shqipërisë. Kënaqësi të kem bashkëpunuar me Ilir Metën, figurë kryesore e politikës në Shqipëri. Nderimi që më bëhet sot, nderim për miqësinë e fortë mes Shqipërisë dhe Italisë”,-u shpreh ish-kryeministri italian Massimo D’Alema.