Presidenti Ilir Meta: Guida për turistët – Një Shqipëri me bukuri natyrore e resurse turistike përrallore

460
Sigal

Presidenti Ilir Meta u takua dhe me Fation Plakun, eksplorator i bukurive natyrore të Shqipërisë, i cili ka përgatitur edhe një libër guidë, duke evidentuar thesaret mahnitëse të natyrës shqiptare, duke u dhënë turistëve të huaj dhe vendas një udhërrëfyes. Presidenti Meta, shkruan mbresat e veta: Një Shqipëri me bukuri natyrore e resurse turistike përrallore, e përmbledhur në një album që në çdo faqe zbulon thesare mahnitëse, të fotografuara nga këndvështrimi i një alpinisti dhe eksploratori. Mos humbisni rastin për të kërkuar albumin e Fation Plakut: “Thesaret e fshehta të Shqipërisë”, një guidë e jashtëzakonshme për turistët vendas dhe të huaj, udhërrëfyes për Shqipërinë që nuk e njihni.