Presidenti Ilir Meta do të jetë i pranishëm sot në ceremoninë e Përurimit të shtatorëve të drejtuesve të Lidhjes së Prizrenit

566
Sigal

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Ilir Meta do të jetë i pranishëm sot në ora 15:00 në ceremoninë e Përurimit të shtatorëve të drejtuesve të Lidhjes së Prizrenit

Prizren, inaugurohen shtatoret e 3 liderëve historikë

Në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në vitin e 140 vjetorit, përurohen pasditen e së dielës shtatoret e tre liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi. Veprimtaria organizohet në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nën patronatin e kryeministri të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në 10 qershor në qytetin e Prizrenit janë zhvilluar veprimtaritë e ditës së jubileut të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare, të nisura në Prishtinë në 8 qershor me një konferencë shkencore ndërkombëtare, organizuar nga akademitë e shkencave të Shqipërisë e Kosovës.