Presidenti Ilir Meta dekreton datë të re për zgjedhjet lokale

698
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka lajmëruar datën e re të mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Meta u shpreh se zgjedhjet do të mbahen në 13 Tetor 2019.

Presidenti ka cituar dy arsye për vendimin e tij. Së pari, kjo është data më e afërt se kur mund të mbahen zgjedhjet lokale dhe së dyti ky vendim, sipas Metës, lidhet me aspiratën e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian.

“Dua ta nis këtë konferencë të veçantë shtypi duke iu njohur me dekretin për datën e re të zgjedhjeve vendore që është 13 tetori. Është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhje vendore. Arsyeja e pare është kjo. Arsyeja e dytë, sikurse e kam nënvizuar dhe kam theksuar edhe para jush ne shpjegimet Kushtetuese e logjike te atij anulimi, një nga arsyet kryesore ka te beje me garantimin e vazhdimësisë së integrimit evropian të mos shkëputjes së Shqipërisë nga Maqedonia Veriore’, tha Presidenti Ilir Meta.

Ndërkohë, mazhoranca, me në krye Edi Ramën, po marshon e vetme drejt zgjedhjeve të 30 Qershorit.