Presidenti Ilir Meta dekoron ish-senatorit dhe deputetit francez, Michel Berson

456
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i akordoi në një ceremoni të veçantë, ish-Senatorit dhe ish-deputetit francez, Michel Berson, Titullin e lartë “Për merita të veçanta civile”.
STATUSI I PLOTË I PRESIDENTIT ILIR META
Sot pata kënaqësinë e veçantë, t’i akordoj Senatorit francez, Mishel Berson, këtij miku të shquar të Shqipërisë e shqiptarëve, Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”.

Prej 30 vitesh, Senatori Berson, si kryetar i Grupeve të Miqësisë Francë-Shqipëri, ka dhënë një kontribut të shkëlqyer për forcimin e miqësisë midis dy vendeve tona, për demokratizimin e Shqipërisë dhe integrimin europian.

Përveç shumë personaliteteve të larta të vendit dhe të Francës në Shqipëri, prania e Danielës dhe sidomos dy mbesave të tij, Lea dhe Emma Fransua, i dha edhe më shumë kuptim e të ardhme marrëdhënieve të shkëlqyera shqiptaro-franceze

Sigal