Presidenti i Senatit të Shteteve të Bashkuara, Orrin G. Hatch, uron Ilir Metën për zgjedhjen President i Shqipërisë

509
Presidenti i Senatit të Shteteve të Bashkuara,Orrin G. Hatch, ka uruar Ilir Metën me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Në telegramin e urimit, Hatch vlerëson kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë për të siguruar stabilitetin në rajon, teksa shpreh besimin se së bashku me Metën do të avancohen objektivat e përbashkëta të dy kombeve tona.
Më poshtë teksti i plotë i letrës:
Shkëlqesisë së tij Ilir Meta
President i zgjedhur i Republikës së Shqipërisë
I dashur President i zgjedhur:
Ju lutem pranoni urimet e mia të ngrohta për zgjedhjen tuaj.
Dëshiroj t’ju uroj juve dhe popullit shqiptar suksese, ndërkohë që ju merrni Presidencën.
Ishte një kënaqësi e madhe t’iu takoja gjatë Inagurimit të Presidentit Trump. Mua më pëlqeu thellësisht biseda jonë për reformën në drejtësi, trafikun e drogës dhe kauzën tonë të përbashkët për të mundur ISIS-in. Me të vërtetë, si një nga anëtarët më të rinj të NATO-s, unë e vleresoj thellësisht kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë për të siguruar stabilitetin në Evropën jugore, për të luftuar terrorizmin në Irak dhe Afganistan, dhe për të këshilluar kombet që aspirojnë t’i bashkohen NATO-s. 
Pres që të punoj me ju për të çuar përpara objektivat e përbashkëta të dy kombeve tona të mëdha.
Edhe një herë urimet më të mira ndërkohë që ju merrni këtë detyrë të lartë.
Sinqerisht
Orrin G. Hatch
Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës



Sigal