Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, uron Ilir Metën për zgjedhjen President

415
Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ka uruar Kryetarin e Kuvendit, Ilir Metën me rastin e zgjedhjes së tij në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
Përmes një telegrami, Frank-Walter Steinmeier, pasi e përgëzon për detyrën e re Metën, shpreh besimin se me miratimin konsensual të reformës në drejtësi Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm në drejtim të konsolidimit të shtetit ligjor.
“Zbatimi me vendosmëri i pesë prioritete kyçe, detyrën më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Vendi juaj mund të mbështetet tek Gjermania si tek një mik i sinqertë e i besueshëm. Pres me kënaqësi bashkëpunimin besimplotë me ju”, – shkruan ndër të tjera Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier në mesazhin e urimit dërguar Ilir Metës. 
Më poshtë teksti i plotë i letrës:
Zoti President,
Ju përgëzoj shumë përzemërsisht, edhe në emër të bashkëkombasve të mi, për zgjedhjen Tuaj si President i Republikës së Shqipërisë.
Vendi Juaj gjendet përpara sfidash të mëdha. Me miratimin konsensual të reformës në drejtësi vitin e shkuar vendi Juaj ka hedhur një hap të rëndësishëm në drejtim të konsolidimit të shtetit ligjor. 
Vijimi dhe zbatimi me vendosmëri i këtij kursi reformash, në mënyrë të veçantë i të ashtuquajturave pesë prioritete kyçe, përbën detyrën më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.
Të jeni i sigurt se vendi Juaj mund të mbështetet tek Gjermania si tek një mik i sinqertë e i besueshëm në rrugën e mëtejshme të integrimit evropian. Pres me kënaqësi bashkëpunimin besimplotë me ju.
Frank-Walter Steinmeier
President i Republikës Federale të Gjermanisë
Sigal