Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

454
Në kuadër të një vizite zyrtare në Kosovë, presidentit i Republikës Bujar Nishani është shpallur “Qytetar Nderi” i Gjilanit.
Iniciativa është ndërmarrë nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri me mbështetjen e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

Para nderimit, Nishani zhvilloi një takim me kreun e Komunës, ndërsa më pas iu dha titulli i lartë i Komunës “Qytetar Nderi”.

Presidenti Nishani shpërndau dekorata për personalitetet e Gjilanit dhe Anamoravës të cilët kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e shqiptarëve.
Sigal