Presidenti i PPE-së: Ka ende shumë punë që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme!

422
Sigal

Presidenti i Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul ka deklaruar se në vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria, ka ende shumë punë për të bërë në mënyrë që të ketë zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente. Daul ka arritur në këtë përfundim pas një takimi që ka zhvilluar me të rinjtë e partive politike në vendet e Ballkanit, anëtare në PPE. “Takova një delegacion të udhëheqësve të rinisë të partive anëtare në PPE, në Ballkanin Perëndimor, për të folur për aktualitetin në rajon dhe për perspektivat e rinisë për situatën politike. Rinia pëson e para nga korrupsioni sistematik dhe mungesa e pavarësisë së gjyqësorit dhe shtetit ligjor, zhvillime që bllokojnë përparimin e suksesshëm të vendeve të tyre dhe e detyrojnë rininë t’i braktisin këto vende duke iu drejtuar emigracionit. Ne duhet të rivendosim besimin që ato kanë humbur tek institucionet demokratike në vendet e tyre dhe për përfaqësimin e tyre dhe interesit të tyre nga udhëheqësit e zgjedhur. Mbi të gjitha, ç’ka ka të bëjë me gjithë rajonin, sa i përket zgjedhjeve, ka shumë punë për të bërë që ato të jenë më të vërtetë të lira, të ndershme dhe transparente.”, shkruan Daul, duke konfirmuar kështu akuzat e opozitës shqiptare.