Presidenti i PE-së, David Sassoli viziton Shqipërinë 1 muaj pas Maqedonisë

437
Sigal

Presidenti i ri i Parlamentit Evropian, David Sassoli do të vizitojë Shqipërinë në datën 2 dhe 3 dhjetor.

Përpara vizitës në Shqipëri, Sassoli do të vizitojë Shkupin në 4 nëntor.

Këto dy vizita janë të parat pas marrjes së detyrës së re.

Përpara vizitës në Shkup, Presidenti Sassoli deklaroi se PE mbështet popullin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, duke iu kërkuar që mos dorëzohen, edhe pas vendimit të Këshillit për të mos hapur negociatat.

‘Vizita në Maqedoninë e Veriut dhe shumë shpejt në Shqipërië, është më e rëndësishmja për mua personalisht në këtë kohë.

Ne e dimë se populli në të dy vendet është zhgënjyer shumë nga dështimi i Këshillit për të rënë dakord për hapjen e bisedimeve të pranimit për shkak të vetos së disa shteteve anëtare. Ne e kuptojmë dhe e ndajmë këtë zhgënjim.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë zbatuar reformat që ne kërkuam prej tyre dhe tani meritojnë të shpërblehen për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme. Për më tepër, unë dua t’u bëj thirrje qytetarëve dhe veçanërisht brezit të ri:

Mos u dorëzoni nga shpresa, ju lutemi qëndroni në rrugën evropiane. Parlamenti Evropian është me ju’, thuhet ne mesazhin e Davide Sassolit.