Presidenti i Kosovës dekreton ligjin për Trepçën

423
Sigal

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi njofton se ka dekretuar ligjin për Trepçën, çka i hap rrugë përfundimisht zbatimit të tij.

Vendimi i Presidentit të Kosovës, vjen ndërkohë që sot Gjykata Kushtetuese atje vendosi të mos pranonte kërkesën e pakicës serbe për shfuqizimin e ligjit për minierën me pasuritë më të mëdha nëntokësore në Ballkan e më gjer.

“Sapo nënshkrova Ligjin për Trepçën, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kosova është vendburim i minierave e mineraleve të shumta, por Trepça si pasuri nacionale vazhdon të mbetet e rëndësisë strategjike për ne, – tha Thaçi. – Ligji i ri mundëson ristrukturimin e Trepçës dhe është në funksion të ngritjes së mirëqenies sociale për banorët e asaj ane dhe tërë Kosovës. Minatorëve u jemi përgjithmonë mirënjohës, sepse me punën dhe sakrificën e tyre e mbajtën gjallë këtë gjigant të ekonomisë sonë”.