Presidenti i asamblesë së OSBE: Qeveria të dëgjojë kritikat e opozitës dhe të ecë para me reformat

514
Sigal

Presidenti i asamblesë parlamentare te OSBE-së, George Tsereteli, u shpreh dje se qeveria shqiptare duhet t’i dëgjojë kritikat e opozitës gjatë protestave dhe të veprojë për çështjet e rëndësishme. Ai e vlerësoi protestën e së dielës si paqësore dhe pa veprime të dhunshme. “Protesta shkoi shumë paqësore, pa dhunë. Kur bëhen protesta, me kritika të opozitës, qeveria duhet të dëgjojë gjërat e rëndësishme dhe të veprojë lidhur me to. Të mos i neglizhojnë kritikat që vijnë nga opozita për çështje të caktuara”- tha ai. Gjithashtu tha George Tsereteli tha, se ishte takuar me partitë opozitare dhe ishte njohur më kritikat e tyre ndaj qeverisë. Ai u shpreh se e rëndësishme për Shqipërinë është që të ecet përpara me reformat dhe të ketë më pak konfrontim mes partive politike.

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE vizitë dyditore në Tiranë

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së Thomas Greminger do të zhvillojë një vizitë dyditore në Shqipëri, më 28 dhe 29 Maj 2018. Greminger do të takohet me Presidentin e Republikës të Shqipërisë Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, me Kryetarin e PD-së Lulzim Basha. Sekretari i Përgjithshëm do të nënshkruajë marrëveshjen e bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë, OSBE-së dhe Qeverisë Zvicerane në lidhje me projektin ri: “Mbështetje për Kuvendin e Shqipërisë dhe Edukimin Qytetar”.