Presidenti Francez Macron do ta takojë Ramën, të martën në Elysee

491
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të martën një vizitë zyrtare në Paris, ku pritet të mbajë një takim me presidentin francez Emanuel Macron.
Mësohet se takimi, i cili do të zgjatë 60 minuta, do të zhvillohet në Elysee.
Takimi i kreut të qeverisë shqiptare me presidentin francez, vjen disa javë para se vendet e BE të shprehin qëndrimin e tyre lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Pas vizitës më Gjermani dhe takimit me kancelaren Merkel 2 javë me parë, kjo vizitë në Francë formalizuar në takimin me presidentin Macron është një shenjë pozitive e mbështetjes evropiane që Shqipëria po merr në hapat e saj për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.
Sigal