Presidenti: Edi thellohu! Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit

608
Sigal

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet në një konferencë për shtyp.

Ilir Meta: Kush e do Shqiperine koloni mua me ka kunder 

Kush e do Shqipërinë koloni që të pastrojë lekë, të jetë bazë operacionale e krimit të organizuar, një Kolumbi në Europë, nuk kemi nevojë, dhe një vend që të krijojë probleme në Ballkan mua më ka kundër, si president i Shqipërisë por dhe në radhë të parë si Ilir Meta

Ilir Meta nuk eshte i races Gruevski

Ilir Meta: Edi thellohu! Axhenda tjetër se ky është shteti i shqiptarëve. Unë dhe të gjithë shqiptarët e ndershëm do ta mbrojnë Shqipërinë nga të gjithë këta miliarderë…  Ilir Meta nuk është i racës së Gruevskit por i racës Avni Rustemi

…Fitorja e tij eshte skandal , as 10 % nuk ka marrë. Le të mbushë kutitë gjithë ditën

Zgjedhjet ishin komplot

Ilir Meta:  Kënaqësi e madhe të takohem me ju pas votimeve mjaft paqësore dhe të sukeseshme socialiste. I përqafoj gjithë shqiptarët që evituan një kurth dhe komplot të kurdisur prej kohësh për të ushqyer me çdo kusht dhe çdo  çmim përplasje civile. Nuk është një kurth i ri, është i hershëm, është një komplot i cili bazohet  jo në parimet e demokracisë as të vlerave të BE, dhe as të NATOS-s që siç tha sekretari i Përgjithshëm kanë në zemër demokraci, por bazohet në parimet e deep state që synon total state capture, në Shqipëri dhe jo vetëm në Shqipëri. 

Edhe në vende të tjera që vuajnë nga ky fenomen i rrezikshëm i shtetit paralel dhe agjendave të nëndheshme janë një komplot kundër demokracisë dhe sovranitetit të gjithë qytetarëve që duan një demokraci të vërtetë evropiane perëndimore. Prej kohësh i kam bërë të qartë zotit Basha, zonjës Kryemadhi dhe mikut tim doktorit që të jenë të kujdeshëm, të mos bien pre e provokimeve të një grupi të strukturuar PPPd, tre P-të janë të mëdhaja si PPP që të mos dalim nga gjithë filozofia e mënyrës sesi qeverisemi është edhe një d e vogël, është grup i strukturuar që punon sipas parimeve të deep state që synon total state capture në ShqipëriI kanë gjetur dhe njeriun e duhur për këtë çështje i cili nuk vjen në takim me presidentin por lahet në pishinë, edhe pse Presidenti për muaj të tërë i ka kërkuar dhe treguar rrugën e zgjidhjes . Nuk është rruga e zgjidhjes ‘Rama ik’ siç kërkon Basha, Kryemadhi dhe Berisha dhe populli opozitar po themi, por është ‘Rama reflekto’, kjo ishte deri të shtunën në darkë. Tani kam një agjendë tjetër në këtë drejtim për zgjidhjen e krizës ‘Edi thellohu’, thellohu se ky është atdheu i gjithë shqiptarëve.

….