Presidenti Bujar Nishani dekreton datën e zgjedhjeve parlamentare, ato do të mbahen më 18 qershor 2017

414
Sigal

Shqiptarët do të thirren në votimet e përgjithshme parlamentare në datën 18 qershor.

Ashtu si kodi parashikonte kreu i shtetit shpalli sot datën 18 qershorin 2017 si datën e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare.

Dekreti mban datën  9883/ Tiranë më 05.12.2016

“Në mbështetje të nenit 92 shkronja “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 dhe 2, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar

D e k r e t o j

Neni 1
Zgjedhjet për Kuvendin të zhvillohen ditën e diel, më datë 18 qershor 2017.

Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Kujtojmë që klasa politike ende nuk ka bërë ndryshimet e kërkuara në Kodin Zgjedhor.