Presidenti Barack Obama i ka dërguar letër urimi Kryeministrit Edi Rama

689
Sigal

“Jam i prirur për të punuar me ju duke adresuar çështje dhe sfida të botës së sotme”, shkruan Presidenti Obama. Si aleatë dhe miq, shkruan presidenti amerikan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria tashmë kanë ndërtuar një partneritet me interesa të ndërsjella.  Ai vlerëson se: “Ne jemi mirënjohës për vendosmërinë e Shqipërisë, në angazhimin tonë të përbashkët në Afganistan dhe Siri, sikurse edhe rolin e Shqipërisë për stabilitetin e Ballkanit”.  Në vijim të letrës, Presidenti Barack Obama thotë: “Unë e di që ju si Kryeministër do të punoni në mënyrë konstruktive me të gjitha partitë politike për konsolidimin demokratik dhe ekonomik nëpërmjet reformave, duke e çuar Shqipërinë më afër realizimit të aspiratës për t’iu bashkuar Unionit Europian. Ju keni vazhdimin e ndihmës në këto përpjekje”.  Presidenti Obama e mbyll letrën drejtuar kryeministrit Edi Rama me këto fjalë: “Ju lutem pranoni urimet e mija më të mira në një kohë që ju merrni përgjegjësi të reja. Nën udhëheqjen tuaj unë shpresoj se dy vendet tona do ta thellojnë akoma më shumë partneritetin tonë të fortë”, shton Obama.