Presidenti amerikan Donald Trump, dominohet për çmimin Nobel për Paqe për de-nuklearizimin e gadishullit Korean

470
Sigal

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump është propozuar ditën e djeshme për Çmimin Nobel të Paqes për punën e tij në arritjen e një marrëveshje për të punuar drejt de-nuklearizimit të gadishullit Korean, raporton The Detroit Neës. Presidenti i SHBA-ve u propozua nga dy anëtarë të Partisë Progresiste qeverisëse të Norvegjisë, sipas transmetuesit shtetëror NRK. Afati për çmimin e këtij viti u miratua në janar, prandaj ky emërim do ta bënte atë të drejtë për vitin e ardhshëm. Nominimet për çmimin më të lakmuar në botë janë të hapura për ligjvënësit, akademikët dhe studiuesit nga e gjithë bota. Komiteti Nobel në Oslo zakonisht merr qindra nominime çdo vit, dhe kandidatët e së kaluarës kanë përfshirë edhe Presidentin rus Vladimir Putin dhe ish-udhëheqësin kuban Fidel Castro. Një rekord prej 330 personash u nominua këtë vit. Ndërsa komiteti norvegjez i Nobelit emërohet nga parlamenti, vendimet e tij janë të pavarura. Trump u propozua nga dy anëtarë të krahut të djathtë të Partisë së Progresit të Norvegjisë, e cila avokon për imigrim të kufizuar dhe taksa më të ulëta. “Ajo që po ndodh tani është historike,” i tha NRK Per-Ëilly Amundsen, anëtar i Partisë së Progresit. “Procesi po zhvillohet për të siguruar paqen botërore në të ardhmen. Është një proces i brishtë, por sigurisht që duhet të bëjmë atë që mundemi për të ndihmuar këtë proces të sjellë rezultate të mira “.