Presidenca zbardh takimin Nishani-Tahiri

456
Sigal

Sot, Presidenti i Republikës, SH.T.Z. Bujar Nishani priti në takim Ministrin e Brendshëm, zotin Saimir Tahiri, me kërkesën e këtij të fundit. Ministri i Brendshëm i paraqiti Presidentit të Republikës disa pretendime në lidhje me bashkëpunimin institucional në kuadrin e luftës kundër krimit të organizuar.Presidenti i Republikës, pasi e vlerësoi si me rëndësi prioritare bashkëpunimin dhe besimin ndërinstitucional, veçanërisht në luftën ndaj krimit të organizuar dhe trafiqeve, e këshilloi Ministrin e Brendshëm të evitojë konfliktin verbal me institucionet,  veçanërisht në kontekstin e angazhimeve ligjzbatuese.Presidenti i Republikës sugjeroi gjatë këtij takimi që angazhimet dhe kontributet e rëndësishme të institucioneve kushtetuese të vendit në fushën e sigurisë të vlerësohen dhe shfrytëzohen maksimalisht nga ana e Policisë së Shtetit, në interes të objektivit të përbashkët në luftën ndaj krimit dhe trafiqeve.