Presidenca ul flamurin kombëtar në gjysmështizë, Presidenti Meta: Në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit George H.W Bush

507
Sigal

Presidenca ka ulur sot flamurin kombetar ne gjysmeshtize. Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, kreu i shtetit, Ilir Meta ka sqaruar edhe asryen e ketij vendimi.

Sipas Metes, kjo behet “Në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit të 41 të SHBA-ve, George H.W Bush”.

Mesazhi i Presidentit Ilir Meta

Në nderim e mirënjohje të veprës së vyer të Presidentit të 41 të SHBA-ve, George H.W Bush ndaj ndryshimeve të para demokratike në Shqipëri e qëndrimit të tij të palëkundur për liritë e të drejtat e shqiptarëve, veçanërisht në Kosovë, në vlerësim e respekt të thellë ndaj betejës së tij të palodhur për lirinë dhe shembjen e Murit të Berlinit, Flamuri Kombëtar në Institucionin e Presidencës është ulur sot në gjysëmshtizë.