Presidenca: Me ambasadorin amerikan, takim miqësor, i përzemërt dhe bashkëpunues si gjithmonë

536
Presidenca: Ishte miqësor, i përzemërt dhe bashkëpunues si gjithmonë!

Ambasadori Lu i shkon më zyrë Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta
Presidenca: Ishte miqësor, i përzemërt dhe bashkëpunues si gjithmonë!
Pas publikimit të letrës që Adriatik Llalla kishte dërguar në Kongresin Amerikan, ku shkruante së ambasadori Lu i kishte kërkuar të arrestonte (atëherë) kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, ambasadori Donald Lu nuk u mjaftua vetëm me përgënjeshtrimin e ish-kryeprokurorit, por shkoi ta takojë vetë presidentin Meta. Pas takimit ka pasur një prononcim të Drejtorit të Kabinetit të Presidentit, Arben Cicit, sipas të cilit “Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese karakterizoi, ashtu si gjithmonë, këtë takim”. Interesit të mediave lidhur me takimin e djeshëm mes Presidenti Meta dhe Ambasadorit Lu, Drejtori i Kabinetit të Presidentit Arben Cici u shpreh: “Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri Sh.T.Z. Donald LU me të cilin diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbi çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare. Në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, çështjes së rëndësishme të hapjes së negociatave u nënvizua rëndësia e ecurisë dhe implementimit të reformës në drejtësi dhe u shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në vend. Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunuese karakterizoi, ashtu si gjithmonë, këtë takim”.
Sigal