Presidenca: Deformime të porositura të fakteve

567
Presidenca reagoi pas publikimit të raportit të “Freedom House”, duke u shprehur se bëhet fjalë për deformime të porositura të fakteve dhe të vërtetave. “Keqardhje për keqpërdorimin e këtij raporti të ‘Freedom House’ në funksion të agjendave të njëanshme politike në vendin tonë. Zgjedhja e Presidentit Meta është realizuar në një proces tërësisht kushtetues dhe demokratik me një shumicë mbi 3/5-at të votave dhe në një moment kyç për stabilitetin e vendit dhe zgjidhjen e krizës politike parazgjedhore. Në mënyrë të sforcuar dhe të njëanshme ky raport, jo vetëm deformon këto të vërteta, por në mënyrë spekulative dhe të qëllimshme kërkon të krijojë fokuse artificiale. Nëse ‘Freedom House’ është i interesuar vërtet të hedhë dritë mbi korrupsionin në Shqipëri, duhet të hetojë në mënyrë të paanshme kush ka ndikuar dhe porositur këto deformime të fakteve dhe të të vërtetave në këtë raport dhe jemi të bindur se aty do të zbulojë simbolet konkrete të korrupsionit kombëtar dhe ndërkombëtar. Jemi të hapur të bashkëpunojmë edhe me ‘Freedom House’ për këtë qëllim”, theksoi zëdhënësi i Presidentit të Republikës.
Sigal