Premtimi i parë i Petrit Vasilit: Më shumë vende e të drejta për punëtorët

462
Petrit Vasili, i cili do të votohet të mërkurën në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim, pas dorëheqjes së Ilir Metës, ka bërë premtimin e pare për më shume vende pune. Ndërkohë më herët, gjatë një takimi me të rinjtë sipërmarrës në Fier, Vasili tha se LSI do të prezantohet para votuesve me një program realist për zgjedhjet e 18 qershorit.

Pas dorëheqjes së Ilir Metës, vjen premtimi i parë i Petrit Vasilit si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në ditën e punëtorëve, Vasili nëpërmjet një statusi në facebook ka premtuar më shumë vende pune.

Vasili: “Me shume vende pune, pune me te mirepaguara e me kushte sigurie me dinjitoze, me shume te drejta per punetoret. Sot eshte 1 maji dhe LSI ka nje shans per te gjithe punetoret”.

Ndërkohë më herët Zv/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, gjatë një tryeze me të rinjtë profesionistë në sektorin privat të qytetit të Fierit, garantoi se programi elektoral i LSI po formësohet nëpërmjet ideve që vijnë nga sipërmarrësit.

Vasili: “Të gjithë së bashku, pa asnjë ndalim, ecim drejt një Shqipërie që do të jetë një Shqipëri e zhvilluar, kapitaliste e sipërmarrëse. Sepse pa sipërmarrje, pa zhvillim të tillë ekonomik dhe shoqëror Shqipëria nuk mund të bëj përpara. Shqipëria nuk mund të jetë më e begatë, dhe të gjitha fjalët që politika thotë, do të jenë ato fjalët boshe të cilat mbi bazat e atyre premtimeve që vetë politikanët as vetë nuk i besojnë. Ne po formësojmë falë këtyre ideve, edhe atë program elektoral tonin, i cili do të jetë një program jo vetëm i shkëlqyer, por mbi të gjitha do të jetë një program realist, i vërtetë”.

Na takim morën pjesë edhe deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, si edhe kandidatja për deputete e LSI-së për qarkun e Fierit, Erisa Xhixho, e cila nënvizoi se stabiliteti politik, kijon siguri për investimet vendase dhe të huaja.
Sigal