Prapë u takuan në mesnatë Basha-Rama, pas ndeshjes Real Madrid-Juventus?

682
Thuhet se kur takohen bashkë dy të pabesë, nuk ka besë në asgjë çka ata thurin dhe bëjnë kundër të tjerëve. Kështu ka ndodhur edhe nga dashuria mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. U takuan në mesnatën e 17 majit, dhe u morën vesh që të bashkëqeverisin tani dhe pas 25 qershorit. Basha në momentin vendimtar kur duhej të dorëzonte listën finale të ekipit të PD-së në KQZ preu në besë ish-liderin demokrat Sali Berisha, kurse Edi Rama preu në besë partnerin e tij që e solli në pushtet, Ilir Metën.
Tashmë të dy pabesët janë bërë bashkë. Asgjë e mirë nuk pritet të vijë për shqiptarët, ndonëse mundohen të përhapin idenë në publik se tani ka qetësi, nuk ka rremujë, etj. Po pse demokracia, zhvillimi ekonomik, liritë e njeriut dhe ato ekonomike nuk kanë rëndësi, pasi sipas tyre, tashmë nuk ka protesta apo përballje turmash ndaj njeri tjetrit!!
Deri para pazarit, Lulzim Basha qirrej duke bërtitur kundër mafies se Edi Ramës, përbetohej se do ta rrëzonte, kurse Edi Rama nga ana e tij përqeshte dhe tallej me “vogelushin e Saliut” si dhe i përmendte krimet apo vjedhjen në rrugën e Kombit. Tani, pas pazarit, janë turrur me gurë në trastë kundër Ilir Metës dhe LSI, sikur ajo ka sjellë destabilitetin e vendit apo që ka penguar ecjen përpara të reformave ekonomike. Natyrisht që LSI ka pjesën e saj të fajit në këtë tablo politike, por kurrsesi nuk është pjesa kryesore e pengesës së Shqipërisë drejt BE. Rama dhe Basha janë pa asnjë diskutim shkaktarët e rremujave dhe krimit që ka kapluar politikën dhe shoqërinë, në vitet e fundit.
Për Lulzim Bashën, kryeministri Edi Rama nuk është më kreu i qeverisë së narkotrafikut, komandanti i Habilajve, nyja gordiane e lidhjes së pushtetit me krimin, shefi i Vilma Nushit të koncesioneve korruptive në shëndetësi, njeriu që do të vidhte e blinte zgjedhjet me paratë e drogës, ai që po kërkonte të asgjësonte opozitën, kryeministri që kërkonte të bënte zgjedhje si monizëm, të diktuara nga krimi dhe nga droga. Të paktën ai nuk e përmend më publikisht si të tillë. Sot, të gjitha këto akuza mbi të cilën u ngrit kauza e re e Lulzim Bashës, ua kanë lënë vendin sulmeve ndaj LSI, armikut të përbashkët që Rama e Basha gjetën gjatë natës së 18 majit, si kurban për “dashurinë” e lindur mes tyre.
LSI po sulmohet si nga PS ashtu edhe nga PD si problemi kryesor që ka vendi. Edi Rama ka disa ditë që po u thotë qytetarëve se dora e LSI –së në timonin e qeverisë e ka penguar atë të bëjë më shumë sesa ka bërë. Por kush i firmosur në këto 4 vjet koncesionet qindra milionë dollarëshe që ua ka dhënë klientëve, droga që ka mbjellë në gjithë vendin, trafikantët që rilindën e rinisën të lëvizin si në vitet e errëta të bandave kriminale me makina ministrash e pushtetarësh, aksione selektive të policisë e tatimorëve, kërcënime të hapura ndaj gjyqtarëve që hetojnë aferat qeveritare, mbushje të administratës shtetërore me militantë, dështim në dogana e tatime, dështim për të rritur të ardhurat nëpërmjet rritjes së taksave, dështim në reformën në arsim, rritje të tarifave për studentët, etj. Kush i bëri të gjitha këto? LSI apo PS? Natyrisht që është kryeministri Rama, i cili ka bërë mik dhe aleat Lulzim Bashën ndaj po kurdisin plan të përbashkët kundër LSI. Fatmirësisht LSI është parti e fortë dhe ka bazament të fortë të rinia, sikurse ka edhe Ilir Metën, ndaj mbetet një shpresë për vendin që të mos e pushtojnë demokracinë dhe gjithçka Basha dhe Rama.
Shpresa mbetet të vota e qytetarëve shqiptarë që të mos lejojnë që të fitojë pazari i fshehtë Basha-Rama. Ndaj duhet me 25 qershor qytetarët të ndërgjegjsohen për votën e tyre, se nuk duhet t’ua japin në mënyrë të pavetdijshme PS e PD, sepse me 26 qershor do jetë vonë për të gjithë. Nuk është LSI, PDIU apo LIBRA me të mirët e vendit, por momentalisht mbeten e vetmja shpresë për të mos fituar dyshja Rama-Basha, një dyshe të cilët mund ta kemi mbi qafë për vite me radhë.
Edhe mbrëmë në mesnatë, pas ndeshjes Real Madrid-Juventus mësohet se Edi Rama dhe Lulzim Basha janë takuar si në filmat partizanë në lokalin e një deputeti, i cili zotëron miliona euro pasuri. Po vazhdojnë planin e tyre për të kapur në dorë krejt politikën, ekonominë, median, biznesin, etj. Nuk ka gjë të keqe nëse takohen hapur, pa hile dhe jo fshehur, ku njeri ka shkuar me xhupin me kapuç në kokë, ndërsa tjetri ka hyrë nga ana e pasme e restorantit. Kur nuk ka gjëra të pista, pse duhet të futesh fshehur. Politikanët duhet të jenë transparentë. Edhe Ilir Meta duhet të flasë me hapur për pazarin dhe rrezikun e kësaj dyshe, të cilët kanë rënë dakort jo për demokracinë, por për interesa private dhe karriket e tyre.
Njërëz jini vigjilentë! Mos e hidhni votën kot dhe me symbyllur, kur përpara keni dy politikanë që nuk njohin besën, normën dhe demokracinë!
Sigal