Sigal

Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socilaiste, është i angazhuar prej disa javësh për përgatitjen e një vizite në Berlin të cilën e zhvilloi dje. Javën e shkuar ai është parë në një restorant në Bllok me një deputet të CDU, Nikolas Lobel dhe me Dorian Duçkën, ish-zëvendës ministër i Energjisë në Qeverinë Rama 1 (2013-2015).

Duçka njihej si ‘njeri i Metës’ dhe më pas ka ndërruar kamp, me sa duket i tërhequr nga favoret e pushtetit të madh.

Siparaportimeve të mëparshme , Duçka është personi që organizoi ‘darkën  e gabuar’ të Ramës në restorantin berlinez, e cila u refuzua nga deputetët gjermanë të CDU-së së Merkelit.

Restoranti është ekskluziv dhe aty mund të futesh vetëm me kartë anëtarësie e cila kushton sa rroga e një viti e një prej protestuesve të Astirit.

Duçka është angazhuar sërish nga Balla dhe, në përpjekjet e tij lobuese, ka sjellë në Shqipëri deputetin kristian-demokrat Lobel.

Me sa duket, lobimi dhe shpenzimet e Duçkës dhe përpjekjet e Ballës kanë shkuar kot pasi, pavarësisht ndërhyrjes së kolegut të tyre, piketat e turit të Ballës nuk pranuan të takoheshin me kreun e grupit kuvendor të PS.

Një takim i shkurtër dhe një photo op (foto e shpejtë) me dy politikanët Ralph Brinkhaus, shef i grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit për Çeshtje të BE, nuk u arrit.
Qëndrimi i Grupi të CDU është vendimtar në po-në ose jo-në e Gjermanisë për hapjen e negociatave.

Në krye të një delegacioni parlamentar/qeveritar të PS, Balla dështoi në të dy rastet pa marrë shpjegime për arsyet e refuzmit të takimit. Ai kreu të vetmin takim institucional të delegacionit me deputetin Thorsten Frei, raporter për Shqipërinë dhe Heribert Hirte. Thorsten Frei është i njohur për qëndrimet kritike ndaj Edi Ramës për drogën, Tahirin etj.