Prapaskenat e zgjedhjeve të “Omonia”-s dhe politika e Samaras, për të vjelë votat e minoritarëve në Greqi

458
Sigal

Tashmë që zgjedhjet në “Omonia” u zyrtarizuan, dita e nesërme e tyre, po zbardh edhe prapaskenat, dhe gjitha përfoljet gjatë këtijë proçesi zgjedhor. Dalin sheshit shkeljet dhe dhunimet që iu bënë të gjitha të drejtave të anëtarëve të organizatës, që në zgjedhje të bazës, ku sipas pretendimeve të shumicës nuk kanë qenë zgjedhje të lira e demokratike, por vullneti i zgjedhësve deri në konferencën për zgjedhjen e kreut të përgjithshëm është dhunuar e diktuar. Dule, edhe ka nuhatur dhe ka nxituar të mos i shpëtojë situata nga duart, por ka dështuar në preferencat e tij. Përçarjet brenda “OMONIA” janë vërejtur që me zgjedhjet e kaluara vendore, ku Dule nuk arriti të negocionte me aleaten e madhe politike, PS për kreun e bashkisë së Himarës, duke rrëzuar Bollanon nga ky post i lakmuar. Divorci i heshtur Bollano-Dule filloi të lindte konflikte pas konflikteve brenda organizatës dhe kryesisë së saj. Përpjekjet e Dules kanë qenë pa rezultat edhe me ftesën ndaj partisë tjetër të minoritetit etnik grek në Shqipëri, MEGA, por shumë shpejt një marrëveshje e tillë në prag të zgjedhjeve brenda “OMONIA” është shkatërruar, duke rilindur luftën e ftohtë midis MEGA dhe PBDNJ për influencat në radhët e minoritetit etnik grek në Shqipëri. Konflikti ka ardhur i ashpër deri në zgjedhjet për kreun e përgjithshëm të mbajtur nga Vasil Bollano, i cili dorëhiqet me pretendimin se duhet hapur rruga frymës së re dhe këtë më mirë e bën rinia, por, në fakt, ka qenë një dorëheqje e imponuar, duke i dhënë fund “erës” Bollano brenda “OMONIA” dhe minoritetit. Një tjetër tronditje ka qenë edhe kërkesa për dorëheqje ndaj këtij posti, që i është bërë kreut të komunës së Livadhjasë dhe kreu i bashkësisë së kryetarëve të komunave të minoritetit, Irodhi Dalani, i cili ka dirigjuar deri diku fatin e zgjedhjeve të 11 janarit. Por, a do ta zbresë Vangjel Dule Irodhin për kandidim në postin e bashkisë minoritare të Finiqit? Kjo mbetet për t’u parë dhe besojmë se Dule nuk ka për ta falur, jo vetëm kundërshtinë e grupimit ndaj tij, por edhe bojkotin që i bëri konferencës zgjedhore dhe përkujtimit të 24 vjetorit të themelimit të “OMONIA”, ç’ ka ka lënë edhe shije të hidhur tek diplomacia dhe politika greke, pjesëmarrëse në konferencë dhe iniciatore e prapaskenave të zgjedhjes së kryetarit të ri të “OMONIA”-s. Irodhi Dalanit i është kërkuar dorëheqja nga kandidimi për kreun e “OMONIA”, me pretendimin se nuk gëzon më reputacionin me veprimin që bëri, duke dekoruar si qytetar nderi i komunës së Livadhjasë me rastin e çeljes së postës së policisë në këtë rajon, drejtorit të policisë së shtetit, Artan Didi dhe ky veprim Athinës zyrtare nuk i pëlqen. Pra, Irodhi do të jetë një shans i humbur i tij dhe konkretizim i planit “Dule”, apo edhe i klanit që solli në fuqi kandidatin Leonidha Papa, i preferuar i Mitropolisë dhe diplomacisë greke në Shqipëri? Bollano do të heshtë, apo do të veprojë, sidomos tani, në prag të zgjedhjeve vendore, ku përfoljet janë se mund të dalë me parti politike më vete. Në këtë situatë, zgjedhjet në njësitë vendore të minoritetit do të jenë të ashpra, madje konfliktuale nga situata në të cilën është futur. Dhe kjo u duk edhe tek balotazhi i 11 janarit 2015, ku pas një konflikti deri në dhunë fizike, me rezultat të ngushtë fitoi kandidati Papa, duke sjellë një dështim të Dules, por një performancë e këtij të fundit se gëzon mbështetjen e bazës brenda Shqipërisë, pavarësisht manipulimeve dhe klaneve interesaxhi të mbështetësve të kandidatit fitues. Pra, si përfundim, mund të themi se kemi një kandidat që pëlqehet dhe ka marr bekimin e Athinës. Vetëm 24 orë nga zgjedhja e tij zyrtare, si kreu i përgjithshëm i “OMONIA”-s, Leonidha Papa, ka udhëtuar drejt Greqisë. Në qytetin e Igumenicës ai është ndalur për të takuar kryeministrin aktual të Greqisë, Andoni Samaras, i ndodhur në këtë qytet për një takim elektoral. Kryeministri aktual grek Samaras, duke qenë se është mbrapa sondazheve nga kundërshtari i tij Cipras, kërkon që të fërkojë shpinën kreut të ri të “OMONIA”-s, për të marrë votat e minoritarëve në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen në Greqi më 25 janar, duke qenë se shumica e minoritarëve grekë, tashmë kanë edhe pasaportë greke dhe të drejta të plota të votimin edhe në Greqi. Papa ka marrë përgëzimet dhe urimet e Samaras për detyrën e re dhe ka udhëtuar drejt Athinës për takime të tjera me politikanë grek, si ai i ditës së martë, që zhvillohet në Athinë me shumë kuadro të minoritetit etnik grek në Shqipëri dhe Andoni Samaras. Ndërkohë, MEGA ka konfirmuar se do të nis negociatat me kryesinë e re të “OMONIA”-s për bashkimin e minoritetit etnik grek në Shqipëri rreth “OMONIA”-s

Agron MEMA