Pranvera e ministarve të rinj, ikin 3 të ‘lodhur e të baltosur’ të PS,  kalkulime edhe në LSI

592
Sigal

Pas 17 muajsh pushtet, duket se disa kolltuqe ministrore do të mbajnë mbi vete personazhë të tjerë. Sipas infomacioneve nga kupola e PS-së, kabineti qeverisës ‘Rilindja’, do ta nis pranverën 2015 me ndryshime ministrash. Këto ndryshime, kreu i qeverisë Edi Rama, duket se i ka të imponuara nga performaca e dobët e pjesës më të madhe të ekipit që ai krijoji, por që nuk ka as këllqe e as qetësi piskologjike për të bërë krejt kabinetin ‘kurban’. Ata që do të zhvishen nga kostumet ministrore këtë pranverë, janë emra të njohur, madje shpatull-përkëdhelur prej kryministrit. Kjo lëvizje ministrash, që Rama i vendosi me ‘dorën e vetë’,  si ‘’frymë e re europiane moderne, në qeverisjen e Shqipërisë’, ka qenë një lëvizje e detyruar, për të kryer ndryshimin e pritishëm, mbasi ata ishin bërë dhe konsiderohen ‘damka’ e paaftësisë, korrupsionit dhe prepotencës së ‘Rilindjes’. Eshtë edhe një skemë e detyruar e Ramës, pavarësisht përpjekjes së tejzgjatur me mbajtje në kolltuqet ministrore, me synimin për të mos i lënë të konsumohen totalisht, këto figura, të cilat ai i ka quajtur ‘të shquara’ qysh në opozitë. Faktikisht, ai e ka vështirë të mos i ketë pjesë të ekipit të tij qeverisës 3 ministrat që do largojë nga postet dhe, siç thuhet, ky ka qenë shkaku i vonesës së largimit të tyre, të menduar e të domosdoshëm qysh në 6 muajt e parë të qeverisjes. Në fakt, emrat që janë ‘piketuar’ për t´u zbritur nga kolltuqet ministrore, janë emra që nuk i kanë bërë punë dhe nuk i hyjnë më në punë pushtetit ‘Rilindja’, madje që i kanë prishur shumë punë dhe i kanë bërë imazhin ‘blozë’ me paaftësinë, me injorancën qeverisëse, me zhytjen në afera korruptive, me krijimin e kanalit ndarës me bazën socialiste, me konfliktualitetin me mjekët, mësuesit, nëpunësit, inteligjencën, biznesin, botën akademike, emërimet nepotike, familajre etj. Po cilët janë emrat e parë, të ‘sitës’ ministrore? Madje, Rama duke i mbajtur edhe deri tani, këta ministra të paaftë dhe që kanë dështuar në reformat e tyre dhe kanë krijuar shumë probleme për vetë qeverisjen “Rama”, rrezikon që të mbartë mbi shpatullat e tij koston politike të ministrave të tij të paaftë, por të përkëdhelurit e tij, pasi kanë janë edhe të bindurit e tij. Ndaj, riformatimi i kabinetit qeveritar nga Rama, do të jetë edhe një mundësi politike e kryeministrit për të shkarkuar nga supet e tij, kritikat e qeverisjes në këto 17 muaj dhe për t’u thënë elektoratit të Majtë, që ja ( ministrat që shkarkova) kush e kishte fajin e keqqeverisjes së deritanishme. Por, të mos harrojmë, që për 3 muaj janë edhe zgjedhjet e pushtetit vendor, dhe kryeministri Rama do që të shkojë në ballafaqimin zgjedhor me një imazh të ri, të përmirësuar të qeverisjes së tij, qoftë edhe nëpërmjet largimit të disa ministrave të deritanishëm.

 Ilir Beqaj, ministër i Shëndetësisë:

 Një nga personazhet që do të zbritet nga ‘kali’ 17 mujor i pushtetit ministror, evidentuar nga Rama, si një nga ekzemplaët më banalë e më të korruptuar të qeverisë ‘Rilindja’. Ministër, që u gradua i tillë për drejtësi dhe instaloi korrupsionin ekstrem në sektorin e shëndetësisë, duke vënë kontroll hajdutëror personal e klanor edhe tenderët e blerjes së legenëve e leckave të klinikave të komunave. Kryeministri Rama, nuk po e largon si Ilir Beqaj, por si ministër që dështoi me reformat në shëndetësi, që krijoji armiqësi të mjekëve ndaj qeverisë, që tjetërsoi shërbimin mjekësor në pazar privat ilaçesh, shërbimesh, në licensa korruptive dhe në spitale, ku qytetarët gjenin veç kaos, shpërfillje e korrupsion. Tentativa për testimin e mjekëve, i provoi Ramës, se Beqaj mund të di të vjedh e të krijojë shkatërrim institucioni dhe shërbimesh, por nuk di të qeverisë asnjë punë.

 Shkëlqim Cani, ministër i Financave:

 U gradua ministër financash nga Edi Rama, me bindjen verbale, se ky dhe vetëm ky ‘profesor’, do të ishte ‘Zeusi’ i shpëtimit të financave shqiptare. Por, tashmë pas 17 muajsh ‘Rilindje’, Rama ka përballë një ministër burokrat, megalloman, apatik, shabllonist, pa asnjë vizion reformash financare rehabilituese, sidomos në një vend të shpartalluar financiarisht si Shqipëria. Vetë Cani, dëshmoi, se është pa asnjë ide reformuese, madje pa fuqinë dhe vullnetin për të zbatuar reformat e gatëshme që ka servirur nga BB, FMN e institucionet e tjera politiko-financiare ndërkombëtare. Por, paaftësia nuk është i vetmi ‘cen’, që do largojë Canin nga kolltuku ministror. Rrëzimi i tij, lidhet edhe me faktin, që ai ka krijuar shumë ‘armiqë’ brenda kupolës së ‘Rilindjes’ dhe politikës shqiptare, me bllokimin e pagesave të bizneseve të tyre ‘VIP’, që shteti u ka borxh për punët e bëra në ish-pushtetin ‘Berisha’ dhe që Cani, thuhet se nuk i është bindur as ‘fjalës’ së Edi Ramës, për të bërë likujdimet.

 Lindita Nikolla, ministre Arsimit dhe Sportit

 Duket se edhe Lindita Nikolla, përveçse pa ‘Master’ që e dorëzoi atje ku e kishte marë si 18 mijë studentët në universitetet ‘piramida’, të cilat i mbylli, do të mbetet edhe pa kolltuk ministror, që do t`ia heq Rama. Ndryshe nga Beqaj e Cani, që Rama e ka kuptuar se nuk i duhen as për numër në kabinetin qeverisës, ministrja Nikolla mendohet se është pjesë e një skenari të ri e sekret të Ramës, për ta mbajtur ende si aktor e factor, qoftë edhe të heshtur në kupolën e PS-së, paçka se do ta heq nga ministre. Largimi i Nikollës nga posti ministror, bëhet për faktin që kjo ka qenë ministrja me e dobët, me primitivja në betejën për modernizimin e sistemit arsimor, një ministre e paaftë edhe si mësuese 9 vjeçareje. Provat që ajo dha në krye të arsimit shqiptar, janë këto: Dështoi me zvendësimin e Alterteksit në dy fillime vitesh shkollore. Organizoi konkurse komike e skandaloze për drejtuesit e shkollave. Bëri një testim mësuesish, që banalizoi sistemin dhe përdhosi profilin dhe profesionin e mësuesit Krijoi klientelizëm në tenderat dhe koncesnionet e arsimit. Pavarësisht skedës së paaftësisë, Edi Rama nuk do ta hedh tutje Nikollën, përkundrazi po e rifromaton për ta pasur si ‘zar’ rezervë, me qëllimin për ta përdorur në ‘fushat’ e lojërave politike, që po i sajohen e serviren si duel potencial nga klane e individë brenda kupolës së PS-së. Konkretisht, mendohet se një nga përdormet që do t´i bëjë Rama Nikollës është loja me kandidaturat për bashkinë e Tiranës, ku grupet ‘anti-Rama’ kanë nisur të nxjerrin në publik emra si Majko e Veliaj. Por ndërsa Majko, duket se ka fuqinë për ta ‘trembur’ dhe lëkundur Ramën, Veliaj mbetet një ‘kone e bindur’, që herë përzihet e herë ‘ndillet’ nga Rama, siç ndodhi kohët e fundit, pas skandaleve që Veliajt iu publikuan me dasmën dhe aferat e vëllait me fondet publike të ministrisë dhe shërbimeve të tjera, për shkak të të cilave Edi Rama e përzuri për pak kohë nga ‘oborri’, duke e lënë t´i vinte rrotull me dëshirën dhe përulen për shërbesa më bindëse e më zvarritëse.

 Qarkullim ‘uji’ edhe në ‘parcelën’ qeverisëse të LSI

 Burimi i informacionit, siguroi për ‘Telegraf’, se lëvizja e 3 ministrave, do të shtrihet edhe brenda ‘parcelës’ ministrore të LSI, për të unifikuar disa hapa mirëkuptimi mes dyshes Rama-Meta, në spostimin e disa figurave të ‘përmbytura’ dhe shkëmbimin e kolltuqeve ministrore, për efekt lëviyjesh të tjera gjoja të detyruara. Por, ndërsa Rama e ka gati lëvizjen, Meta po pret të largoj 1 ose 2 minitra nga kolltuqet, fill pas vendosjes nëse do të hapen apo dosjet e spiunëve, mbasi ministrat e LSI, të projektuar për t´u larguar nga kolltuqet, janë ‘personazhe’ të këtyre dosjeve. Gjithashtu, mendohet që Rama-Meta të ndryshojnë edhe parcelat qeverisëse, duke shkëmbëzer ministritë, ku Shëndetësia dhe 1 ministri tjetër me rëndësi, mendohet se do t´i kalojë përsëri LSI-së.

Ja emrat e ministrave të rinj, sipas informacioneve të “Telegraf”

Arben Ahmetaj, ministër i Fainancave

Anastas Angjeli, ministër i Ekonomisë dhe Turizmit

Evis Kushi (ose Shezai Rrokaj) ministër i MAS

Petrit Vasili, (ose Bruna Mersini, drejtoresha e Spitalit Vlorë), ministër i Shëndetësisë

Përparim HALILI