Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një letër dërguar homologut të tij shqiptar, Ilir Meta i ka shprehur mesazhe ngushëllimi, pas tërmetit të rëndë që shkaktoi dhjetëra viktima.
Në letrën dërguar Presidentit Meta, publikuar në faqen e ambasadës ruse, Putin i uron shërim sa më të shpejtë të të plagosurve.
Letra dërguar Presidentit Meta:
“I nderuar zoti President,
Pranoni ngushëllimet e mia të thella për viktimat e shumta dhe pasojat e tmerrshme të shkaktuara në vendin Tuaj nga tërmeti.
Ju lutem t`u përcillni të afërmve të viktimave fjalë ngushëllimi dhe përkrahjeje, si edhe urimet për shërim sa më të shpejtë të të gjithë të lënduarve”.