Prag sezoni turistik, denoncon Rrokaj: Infrastruktura e plazheve apokaliptike

476
Sigal

Ish-deputeti i LSI-së, Shezai Rrokaj ka publikuar denoncimin e radhës në rrjetin social Facebook.

“Teksa qeveria është verbuar prej fitoreve imagjinareve të ‘bashkisë që duam’, dhe po merret vetëm me opozitën, qytetarët po largohen të dëshpëruar prej këtyre brigjeve të bukura sepse nuk kanë punë”, shkruan Rrokaj.

Më poshtë postimi plotë:

Në prag të sezonit turistik në Jug infrastruktura e plazheve apokaliptike! Prej ujërave të ndotura që derdhen në det tek Shkolla e Marinës, Radhima, Orikumi e në vijim dhe plazheve të papastruara, ndërtimeve pa lejë kuturu e pusetave të hapura, ndriçimit apokaliptik e tabelave informuese inekzistente, kjo është gjendja trishtuese e pragsezonit turistik. Teksa qeveria është verbuar prej fitoreve imagjinareve të ‘bashkisë që duam’, dhe po merret vetëm me opozitën, qytetarët po largohen të dëshpëruar prej këtyre brigjeve të bukura sepse nuk kanë punë.