Prag proteste, Rama ironizon Bashën me titullin e librit të Enver Hoxhës (Foto)

474
Kryeministri Edi Rama, fans i meme-ve ka zgjedhur edhe sot një të tillë për të ironizuar rivalin e tij politik, Lulzim Bashën.
Nisur nga deklaratat e ndërkombëtarëve për bojkotin e opozitës dhe përgjigjet e Bashës, Rama ka publikuar kopertinën e një libri me autor kreun e PD-së.

Titulli i librit është gati-gati si libri i ish-diktatorit Enver Hoxha, “Rreziku anglo-amerikan për Shqipërinë”, por në vend të anglo-amerikan, Kryeministri, libri i ri, i referohet rrezikut euro-amerikan.

Rama e shoqëron foton vetëm me disa buzëqeshje, ndërsa komentuesit kanë shfaqur ‘interes’ për ta blerë.


Sigal