Pr.ligji për pasuritë e paluajtshme, Manjani: Problemi sot për sot është mbivendosja

402
Komisioni i Ligjeve diskuton sot projektligjin për Pasuritë e Paluajtshme. Në mbledhjen e sotme, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur anëtarëve të Komisionit se ligji për pasuritë e paluajtshme nuk është zbatuar deri më tani. Kreu i Drejtësisë tha se aktualisht problem për këtë sektor është mbivendosja.
“Ligji aktual nuk është zbatuar. Duhet të depozitohet leja e ndërtimit në ZRPP. Nëse leja s’është regjistruar, nuk lidhet kontratë. Nuk do të ketë kontrata me persona të tretë. Problemi sot për sot është mbivendosja. Kemi vendosur se harta më e saktë del nga ALUIZNI”, tha ministri Manjani.
Sigal