Pr/ligji për arsimin e lartë, Meta thërret Konferencën e Kryetarëve

457
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vendosi të thërrasë të enjten (ora 11.30) Konferencën e Kryetarëve për të vendosur nëse projektligji “Për arsimin e lartë” do të shqyrtohet ose jo në seancën e sotme plenare, siç është parashikuar ne kalendar.
Kuvendi i nisi punimet e seancës plenare të së enjtes me debate rreth pr/ligjit “Për arsimin e lartë”. Në nisje të seancës kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka akuzoi mazhorancën për hartimin e një ligji në mënyrë të njëanshme dhe të pakonsultuar me grupet e interesit. Ai kërkoi tërheqjen e draftit nga punimet e seancës së sotme. 
Në reagimin e tij, kryetari i grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi deklaroi se vetë opozita zgjodhi të mos jepte asnjë kontribut për këtë ligj. “Nuk është përgjegjësi e mazhorancës, që deputetët e opozitës të bëhen bllokues dhe jo kontribues. Ata kishin gjithë kohën e domosdoshme për katër muaj rresht që ta shqyrtonin”, u shpreh Ruçi.
Sigal