“PPP”, Edmond Panariti: 70% e pasurive dhe shërbimeve publike është në duart e 1% të popullsisë, kjo është domethënia e humnerës koncensionare

520
Sigal

Deputeti i LSI-së, Edmond Panariti ka reaguar me anë të një statusi në Facebook mbi PPP-të dhe pasojat e pasojat e tyre.

Statusi i plotë:

Pas nesh le të bëhet qameti!..Kjo është domethënia e humnerës koncesionare të Shqipërisë! Ku 70% e pasurive dhe shërbimeve publike është në duart e një për qind të popullsisë. Të tjerët rrinë dhe vështrojnë! “Pas nesh le të bëhet qameti” është një shprehje e Luigjit të XV dhe të dashurës së tij Madame Pompadour, kur këshilltarët e oborrit mbretëror i paralajmëruan për rrezikun e katastrofës financiare dhe varfërimit të Francës.. Për analogji kjo është përgjigja e nënkuptuar e shumicës qeverisëse për popullin i cili do të jetë paguesi i vetëm i faturës së “çmendurisë së PPP-ve ” në breza.