PPE: Rama të ndalë presionin ndaj prokurorisë

477
Partitë Popullore Evropiane kanë dalë me një deklaratë të përbashkët mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe çështjes “Tahiri”. Grupi i Partive Popullore Evropiane ka ndjekur me vëmendje presionin politik të kohëve të fundit mbi Prokurorinë, nisur nga fakti se Prokuroria Shqiptare për Krimet e Rënda, i ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, në mënyrë që ta hetojë për akuzat e korrupsionit dhe trafikimit të drogës. Megjithatë, Partia Socialiste, shumica qeverisëse në Kuvend, më 25 tetor votoi kundër heqjes së plotë të imunitetit politik të Tahirit. Grupi i Partive Popullore Evropiane deklaroi se mbështet plotësisht Lulzim Basha, lideri i Partisë Demokratike, i cili dënoi presionin politik të Kryeministrit të Shqipërisë mbi Prokurorinë, dhe përdorimin e shumicës parlamentare për mbrojtjen politike të ish-ministrit Tahiri. Grupi i Partive Popullore Evropiane i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe shumicës qeverisëse të ndërpresin menjëherë presionin politik ndaj Prokurorisë si dhe të kanalizojnë instrumentet e tyre politikë, në mbrojtje të drejtësisë.

Grupi i Partive Popullore Evropiane, nënvizon se dekriminalizimi i zyrtarëve publik është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e kulturës politike në vend. Gjithashtu, lufta kundër krimit të organizuar mbetet një çështje jetike për Shqipërinë në drejtim të angazhimit të saj për sundimin e ligjit në kuadër të procesit të Integrimit Evropian.
Sigal