PPE: Luftë kundër korrupsionit, respekt sundimit të ligjit

540
Partitë Popullore Evropiane mirëpritën vendimin e Komisionit Evropian për të përshpejtuar strategjinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe mbështetën plotësisht angazhimin e qartë për perspektivën e zgjerimit të të gjithave vendeve në rajon. Presidenti i PPE, Jozef Daul, tha se “zgjerimi i Bashkimit Evropian ka qenë një ndër çështjet më të suksesshme për të sjellë liri, demokraci, paqe dhe zhvillim ekonomik për të gjitha vendet që kanë aspiruar t’i bashkohen këtij unioni”. “Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet gjithashtu të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit, duke respektuar sundimin e ligjit dhe duke krijuar një sistem të pavarur të drejtësisë. Vetëm atëherë ekonomitë e tyre do të stabilizohen, duke tërhequr investime të reja dhe duke krijuar vende të reja pune dhe prosperitet për qytetarët e tyre, veçanërisht për të rinjtë”, thuhet në deklaratë. PPE mbeten të përkushtuara ndaj Ballkanit Perëndimor me qëllim që ato të integrohen në familjen e BE-së.
Sigal