PPD-ja: “KQZ-ja nuk na regjistroi për të marrë pjesë ne zgjedhje për të favorizuar Koalicionin e Djathtë”

545
Sigal

Partia e Prosperitetit Demokratik akuzon KQZ-në dhe Kolegjin Zgjedhor se penguan regjistrimin e kësaj partie të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 Qershorit, me qëllimin e vetëm që të favorizojnë AMIEdhe Koalicionin e Djathtë.   Në një deklaratë të PPD-së,  thuhet: “Në datën 12.04.2013, PPD u regjistrua pranë KQZ-së Tiranë, me numër protokolli 3523 me qëllim që të marrë pjesë në zgjedhjet e Qershorit 2013. KQZ-ja, pas këtij veprimi, kërkoi plotësimin e dokumentacionit, ku midis tyre kërkohej vendimi origjinal i Ministrisë së Drejtësisë për regjistrimin e PPD-së. PPD-ja e paraqiti dokumentin e kërkuar pranë KQZ me numrin e protokolluar 3523/1 në datën 15.04.2013.  Pas kësaj,  KQZ-ja njoftoi mospranimin për regjistrim të PPD-së për shkak të inicialeve PPD, një vendim ky shumë absurd. Atëherë, PPD zgjodhi rrugën ligjore për zgjidhjen e konfliktit me KQZ-në dhe më datë 19.04.2013 kërkoi pranë Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë gjykimin e çështjes me objekt “ Kundërshtimin e Vendimit të KQZ”.  Kolegji zgjedhor hodhi poshtë kërkesën e PPD, arsyet e të cilës nuk bëhen ende të ditura për shkak të mos zbardhjes së vendimit. Arsyeja e vetme për këtë vendim absurd është pjesëmarrja e PPD-së në “Aleancën për Shqipërinë Europiane” me qëllim dërgimin e votave tek AMIEdhe tek aleanca e djathtë”- thuhet në denoncimin e PPD-së.