Postkomunizmi dhe vlerësimi i Petro Markos dhe Bilal Xhaferrit

604
Më erdhi si shtysë për këtë shkrim nga ngjarjet letraro-artistike, shoqëruar me aktivitete kulturore, konkurse e çmime si dhe vlerësime për dy kolosët e letërsisë shqipe, Kadare dhe Agolli. E para u realizua edhe me rikonstruksionin e shtëpisë së kolosit Kadare duke e kthyer në muze, një vlerësim i merituar. E dyta vjen si reagim i shoqatës “DevolliI” për datëlindjen dhe përvjetorin e lindjes së Agollit. Plotësisht e merituar për poetin e fshtarësisë, të vegjëlisë, të njerëzve të thjeshtë, të poetit që ka merakun e tokës së pa punuar, të poetit që shqetsohet për fatet e njeriut që punon e nuk vlerësohet. Një mrekulli e vlersimit të dy personaliteteve të letërsisë shqipe, po e përsëris, të periudhës së socializimit që ia mundën të mbijetojnë në krijimtarinë e tyre. Por a ka letërsia shqipe panteon? Dhe pse përqëndrimi i vëmendjes vetëm tek dy personalitetet e periudhës komuniste?! Dhe këta nuk do ta donin këtë vlerësim! Patjetër që ka. Dhe ky nuk është faji i Kadaresë dhe Agollit. Në këtë shënim timin dua të përmend një fakt që disidentët (ndoshta të ashuquajtur) nuk po vlersohen. Përqëndrimi i nënvizimit, përpos emrave të shumtë edhe të shkrimtarëve e artistëve që u persekutuan edhe të atyre që mbijetuan, duhet të ketë një balancë vlerësimi, pra nënvizimi qëndron tek dy emra të shquar” Petro Marko e Bilal Xhaferri. Nëse nisma gjirokastrite, edhe mbështetja shtetërore e nderoi Kadarenë e madh, nëse shoqata “Devolli” arriti të zbatojë projektin e nderimit të poetit dhe shkrimtarit profet, Agolli, ç’farë bën shoqata “Çamëria” dhe “Bregdeti”? Janë dy personalitete të Jugut, dy pena të arta në antologjinë e shkrimeve shqipe, dy figura të pa zëvendësueshme. 
Nëpërkëmbja e dy personaliteteve
Por janë dy shoqata që kërkojnë (natyrisht në të drejtën e tyre legjitime) prej 26 vitesh pronat, por duke nëpërkëmbur personalitetet e kulturës së trevave të tyre, duke mos bërë asnjë promovim të veprës dhe veprimtarisë, krijimtarisë dhe aktivitetit të tyre, ç’ka do t’i bënte më të besueshëm tek kërkesat legjitime. Petro Marko, rrebeli i pa nënshtruar, shkrimtari i admiruar, njeriu i respektuar, personaliteti i persekutuar, i vdekuri i ëndërruar, por nga shoqata “Bregdeti” i harruar. Pse? Ishte i pari që dha idenë (kjo sipas prononcimeve të politikanit dhe shkrimtarit të madh Sabri Godo(edhe ky i harruar) për krijimin e partisë republikane që në themel ka rikthimin e pronave dhe këngën labe “Mos u nxit , o zog i shkathët, bregu është vend i ashpër!” Me këto dy vargje metaforike, poeti popullor, i madhi Lefter Çipa, ka dhënë natyrën e bregut dhe përmes përfytyrimit të kësajë natyre, vjen edhe portereti, ëndrrat dhe personaliteti i Petro Marko. Pse hesht shoqata “Bregdeti” po endet zyrave të gjykatave deri në Strasburg, ndërkohë që nuk bën asnjë përpjekje për nderimin e personaliteteve të trevës së tyre? E njëjta ndodh edhe me shoqatën “Çamëria” me figurën e Bilal Xhaferrit dhe personalitetve të tjera të kësajë treve. Luftë politike dhe kërkesa për prona. Asgjë për personalitetet e kulturës dhe artit të kësajë treve martire e patriote. Vetëm prona!…Po nuk u respektuan personalitetet e kulturës dhe trashëgimisë, je trevë pa kartë identiteti. Ata janë yje në qiellin shqiptar, ndrijnë, por shikoni dritën kur ecni në rrugët e errëta dhe këtë dritë e gjeni nëpër gërmat e veprës së tyre.
Sigal