Pollo: Shqipëria të mos kthehet në republikë banditësh

478
Deputeti i Partisë Demokratike, Genc Pollo, është shprehur se një deputet është në dilemë të madhe kur nuk i dëgjohet fjala në Parlament. “Është një dilemë jo e lehtë për këdo që do të ishte në vendin tim apo në vendin e kolegëve të mi të opozitës. Publiku shqiptar meritonte të dëgjonte pikëpamje të ndryshme për propozimin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Nga ana tjetër ne kemi një situatë të denoncuar prej vitesh nga Partia Demokratike për kriminalizmin e shtetit dhe kanabizmin. Para pak ditësh dëshmitari kyç, sipas të dhënave të besueshme do të bashkëpunonte me drejtësinë, do të tregonte shokët, u ekstradua duke shkelur haptas ligjin dhe ministrin, Drejtorinë e Ministrisë, Drejtorinë e Burgjeve etj., vetëm e vetëm për të shpëtuar atë person që është direkt përgjegjës për kanabizimin e vendit dhe që është akoma deputet”, tha Pollo. Sipas tij, një opozitë dhe një mendim i publikut, që nuk do që Republika e Shqipërisë të kthehet në një republikë banditësh të mirëfilltë, ka dilemën: duhet të dalim të protestojmë e të ngremë zërin apo të sillemi në normalitet, siç jemi sjellë në shumicën e rasteve. “Po të numërosh seancat plenare ka pasur debate dhe tone të ashpra, por fjalimet janë mbajtur në rregull dhe gjërat janë prezantuar objektivisht”, nënvizoi Pollo. Seanca parlamentare e së enjtes është shoqëruar me përplasjen e mazhorancës me opozitën.
Sigal