Pollo: Rama ka frikë nga opozita, nuk dërgon ftesë për në Bruksel

500
Sigal

Pas mbledhjes së Këshillit të Stabilizim Asociimit dje në Bruksel, ku i pranishëm ishte edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar opozita. Kryetari i Komisionit për Integrimin Evropian, Genc Pollo është shprehur se opozita nuk u lejua që të merrte pjesë në këtë takim pasi mazhoranca ka frikë prej saj. Për herë të dytë qeveria Rama shkel mbi traditën pozitive të përfaqësimit bipartizan në organet e BE si shprehje e vullnetit konsensual për integrim evropian. Edhe sot, ashtu si dhe një vit më parë, qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetëm me zyrtarë si Bushati e të tjerë, por pa kryetarin e e këtij komisioni për integrimin evropian, të cilit nuk ju dërgua ftesë. Ky gjest nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, me bandën e Bajrave e plot të tjera gjë që nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeverie, që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit”, – u shpreh Pollo.