Politologu Zviceran: Kryemnisitri Rama është demagog dhe sundues autoritar

540
Sigal

Kryeministri Edi Rama është cilësuar si një demagog, por që u shfaqet evropianëve si një figurë e ngritur, ndërsa në Shqipëri qeveris me dorë të fortë. Është ky përshkrimi që politologu i njohur zviceran Oliver Jens Schmitt, i bën Kryeministrit të Shqipërisë në një artikull të botuar në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” “Ndër sunduesit autoritarë të Ballkanit Perëndimor, Edi Rama ia ka dalë më së miri deri tani t’ia paraqesë “fshatrat e Potjemkinit” publikut perëndimor. Ai prezantohet si artist alternativ që qeveris part-time një shtet ballkanik”, shkruan historiani dhe politologu, Schmitt. Duke zbërthyer figurën e Ramës, në artikull ai shkruan se “brenda vendit deri në protestat e studentëve Edi Rama kishte mbytur çdo kundërshtim me dorë të fortë e me kontroll të plotë të mediave”. Oliver Jens Schmitt është profesor i Historisë së Evropës Juglindore në Universitetin e Vjenës që nga viti 2005. Po ashtu, është anëtar i Akademisë Austriake të Shkencave dhe një ndër albanologët më të rëndësishëm sot. Libri i tij “Skënderbeu, Aleksandri i ri në Ballkan”, një biografi kritike e Gjergj Kastriot Skënderbeut, shkaktoi një debat të nxehtë në Shqipëri.