Politikani britanik: Brukseli është i varur nga Xhorxh Sorosi, Fondacioni i tij po shkatërron kombet

565
Lideri i “Brexit” e thotë hapur: Brukseli i varur nga Sorosi, Fondacioni i tij po shkatërron kombet
Ish-lideri i Partisë për Pavarësinë e Britanisë së Madhe dhe lideri i ‘Brexit”, Nigel Farage, ka deklaruar se, ndërsa Rusia është akuzuar për financimin e fushatës së “Largimit” të Britanisë nga BE-ja, donacioni i fundit prej 18 miliardë dollarësh i George Soros për fondacionin pro-BE-së, “Shoqëria e Hapur”, ka shpëtuar pa u shqyrtuar. “Pikërisht këtu qëndron marrëveshja e fshehtë e vërtetë në përmasa ndërkombëtare” tha Farage. Duke folur në Parlamentin Evropian në Strasburg të martën, Farage, u tha eurodeputetëve, se ai beson se kur bëhet fjalë për marrëveshjet ndërkombëtare të fshehta, “…ne po shohim në vendin e gabuar”. Ai tha se ndikimi i Soros në Bruksel është “me të vërtetë i jashtëzakonshëm” duke shtuar “kam frikë se mund të shohim nivelin më të lartë të marrëveshjes së fshehtë ndërkombëtare dhe politike në histori”.Dhe unë e them këtë, për shkak se George Soros, kohët e fundit i dha “Shoqërisë së Hapur”, e cila sigurisht mbështet fushatat për lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe strukturat mbikombëtare si Bashkimi Evropian, 18 miliardë dollarë. Dhe ndikimi i tij këtu dhe në Bruksel është me të vërtetë i jashtëzakonshëm “. Farage tha se “Shoqëria e Hapur” mburret se mbajti 42 takime në vitin 2016 me Komisionin Evropian dhe ka publikuar një libër të miqve ‘të besueshëm’ në Parlamentin Evropian. ‘Ka 226 emra në listë’, tha ai
Sigal